I kërkuar nga Italia për trafik droge, arrestohet 34-vjeçari në Elbasan

Kronikë e zezë

I kërkuar nga Italia për trafik droge, arrestohet 34-vjeçari në Elbasan

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 08:50
Policia e Elbasanit

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 34-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, pas një pune të mirorganizuar, lokalizuan, kapën dhe arrestuan përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar P. H., 34 vjeç, banues në Peqin” njoftoi policia.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Brescias, Itali, në datën 26 shkurt  2020, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat