Gjirokastër, makina me dy elektricistë mbytet në lumë, polumbarë nga Tirana për nxjerrjen e trupave

Kronikë e zezë

Gjirokastër, makina me dy elektricistë mbytet në lumë, polumbarë nga Tirana për nxjerrjen e trupave

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 07:41
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ne mesnatë duke u gdhire dita e sotme në Gjirokastër. Një automjet i OSHEE është rrëzuar në lumin Drino perballë fshatit Lazarat. Ora News mëson se në bordin e automjetit kane qenë dy punonjës të OSHEE Rajoni Gjirokastër të cilët ishin duke inspektuar zonën lindore të luginës pasi kishte avari në linjat e percjelljes së rrymës elektrike.

Avaria është konstatuar në fshatin “Asim Zeneli” dhe për këtë qëllim kanë shkuar për të ndërhyrë dy elektricistët Selfo Kallfa dhe Ismet Isaraj.

Si pasojë e terrenit të keq dhe errësirës, mjeti me të cilin leviznin dy punonjësit e OSHEE, ka rënë në kontakt me një rruge të deformuar pranë bregut të lumit dhe e kanë pasur të pamundur për të manovruar mjetin. Ky i fundit ka rënë në rrjedhën e lumit në thellësi ndërkohë që dy elektricistët nuk kanë mundur dot të dalin.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar Policia e Gjirokastrës së bashku me PMNZSH për të ndërhyrë. Mirepo për shkak të thellesise dhe motit të acartë, autoritetet vendore policore kane kërkuar nga kryeqyteti polumbarë për të nxjerrë automjetin dhe dy elektricistët të cilët besohet se gjenden të pajetë.

Situata po monitorohet deri në nxjerrjen nga thellësia të trupave dhe automjetit të OSHEE nga kryebashkiaku i Gjirokastrës Flamur Golemi, prefekti Odise Kote dhe drejtori i Policisë së Gjirokastres Fatmir Hoxha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat