Grabitje me armë zjarri në një pompë derivatesh në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Grabitje me armë zjarri në një pompë derivatesh në Fushë Kosovë

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 11:40
Foto Ilustrim

Një person ka raportuar se derisa ishte në vendin e punës në pompën e derivateve ka ardhë një veturë me pesë persona dhe kanë shtënë me armë në drejtim të tij, por pa pasoja.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 23:20 në fshatin Vragolli, në Fushë Kosovë.

Siç thuhet në raport, të dyshuarit kanë arrit të grabisin nga viktima para dhe janë larguar.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës në pompën e derivateve ka ardhë një veturë me pesë persona dhe kanë shtënë me armë në drejtim të tij, por pa pasoja. Të dyshuarit kanë arrit të grabisin nga viktima para dhe janë larguar. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar një predhë e cila është shtënë nga të dyshuarit. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat