Tentim vrasje në Hajvali

Kronikë e zezë

Tentim vrasje në Hajvali

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 09:28
Foto ilustrim

Një tentim vrasje ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 22:40 në Hajvali, ku një person ka raportuar se përderisa ka qenë duke lëvizur me veturën e tij, persona deri më tani të pa njohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së tij.

Raportohet se njësitë policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur se vetura e ankuesit është qëlluar me armë zjarri

Ata kanë gjetur dhe konfiskuar tre gëzhoja dhe dy predha të cilat dyshohet se mund të jenë të AK47.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat