Policia e Pejës arreston tre persona të përfshirë në veprimtari penale, njëri për rrëmbim në Istog

Kronikë e zezë

Policia e Pejës arreston tre persona të përfshirë në veprimtari penale, njëri për rrëmbim në Istog

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 16:59
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në Pejë ka arrestuar tre person që janë për vepra të ndryshme penale, ndërkohë që ka arrestuar edhe të dyshuarin për rrëmbimin që ka ndodhur më 18 shkurt në Drejë të Istogut.

“Me datë 18. 02 2021 rreth orës 17:30 minuta  Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Istog, është  informuar për një rrëmbim në fshatin Drejë të Istogut. Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur të gjitha njësitet relevente” ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi.

Ndërkohë që dje Policia e Kosovës pas një  pune operativo-hetimore të njësiteve të hetimeve rajonale ka arritur të lokalizohet dhe të arrestohet i dyshuari B. SH.  me ç ‘rast është konfiskuar automjeti me të cilin dyshohet të jetë kryer vepra. Gjatë bastisjes së automjetit janë gjetur dhe konfiskuar: një revole TT cal. 7.62, dy karikatorë, njëzetë e nëntë fishekë, një maskë dhe një brisk.

Viktima e rastit pas intervistimit  është liruar dhe i është dorëzuar  familjes.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit i është caktuar ndalimi policor për 48 orë.

“Më datë 22.02. 2021 pas një pune operativo – hetimore nga njësiti  i hetimeve të Stacionit Policor në Pejë, është arritur të lokalizohet dhe të arrestohet i arratisuri A. R.  i cili ishte në vuajtje të dënimit në QK në Lipjan”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë së Pejës.

Policia ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit i është caktuar ndalimi  policor  për 24 orë.

“Më  datë 22. 02. 2021 personi  N. G.  i cili  ka qenë në kërkim policor për veprën penale “falsifikim i parasë” është vetë dorëzuar në Stacionin Policor në Pejë. I dyshuari është shoqëror  për në Drejtorinë e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit DPP-Prishtinë, ku është duke u trajtuar lënda”, thekson njoftimi i Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat