Vidhet vetura për bartjen e kufomave në Pejë

Kronikë e zezë

Vidhet vetura për bartjen e kufomave në Pejë

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 09:41
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Pejë është vjedhur vetura që përdoret për bartjen e kufomave.

Siç njofton Policia, personi i dyshuar është ndaluar duke e drejtuar veturën në Mitrovicën e Jugut.

“Rr. Lidhja e Pejës, Pejë 24.02.2021 – 04:36. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte vjedhur veturën e cila kishte qenë në parkingun e Bashkësisë Islame në Pejë, veturë e cila përdoret për bartjen e kufomave. I dyshuari është ndaluar duke drejtuar veturën në Mitrovicën e Jugut”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat