Policia përgënjeshtron mërgimtarin, nuk iu vodh vetura luksoze

Kronikë e zezë

Policia përgënjeshtron mërgimtarin, nuk iu vodh vetura luksoze

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 16:24
Vetura luksoze

Një qytetar ka njoftuar se sot gjatë ditës i është vjedhur vetura e tij luksoze në qendër të Prishtinës. Por duket se ajo ishte një shaka e tij që është përgënjeshtruar menjëherë nga Policia e Kosovës.

Qytetari ka shkruar në grupin Network Prishtina dhe ka kërkuar ndihmë për gjetjen e veturës së tij Mercedes-Benz G-Class.

Por Policia e Kosovës, e ka përgënjeshtruar këtë qytetar.

Image

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci ka thënë nuk kemi të bëjmë me një vjedhje.

“Informacionet që ka policia flasin që nuk ka të bëj me vjedhje, porse një person i njohur i denoncuesit e ka marrë veturën përderisa ky pretendon se nuk e ka ditur”, tha Borovci.

Ai kishte shkru se vetura ka qenë e parkuar pas restorantit “Rings” që gjendet në afërsi të Drejtorisë së Policisë së Kosovës.

Madje ai kishte lënë edhe numrat e kontaktit për ata që e kanë ndonjë informacion për vendndodhjen e veturës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat