Sekuestrohen dy armë zjarri në Prishtinë, të dyshuarit shoqërohen në stacion policor

Kronikë e zezë

Sekuestrohen dy armë zjarri në Prishtinë, të dyshuarit shoqërohen në stacion policor

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 19:42
Foto ilustrim

Policia e Kosovës gjatë kontrollit rutinor të enjten në lokacione të ndryshme në Prishtinë ka gjetur dhe sekuestruar dy revole.

Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore.

Rastet kanë ndodhur në rrugën “Xheladin Hana” dhe “Selman Kadriu” në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti,

Ahmeti ka dhënë edhe detaje, duke bërë të ditur edhe tipet e revoleve që janë sekuestruar.

“Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot nga zyrtarët e  Njësitit për  Reagim të Shpejtë,  gjatë kontrolleve rutinë (në dy vetura)  dy lokacione të ndryshme (në rrugën “Xheladin Hana” dhe në rrugën “Selman Kadriu”) në Prishtinë, janë gjetë dhe sekuestruar dy armë zjarri: një revole CZ me tre fishekë dhe një revole Sig Sauer me 13 fishekë”, tha Ahmeti.

Ndryshe, personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse  policore  dhe ndaj tyre në konsultim me prokurorin e shtetit, janë iniciuar rastet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat