Persona të panjohur i djegin arën në Shajkofc të Podujevës

Kronikë e zezë

Persona të panjohur i djegin arën në Shajkofc të Podujevës

Më: 1 mars 2021 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

Një are i është vënë zjarri nga persona të panjohur, në fshatin Shajkofc të Podujevës.

Sipas ankuesit mashkull, persona të panjohur i kanë vënë zjarrin arrës në të cilën janë dëmtuar rreth 20 ari mjedra, dhe sistemi i ujitjes.

Në vendngjarje kanë dalur zjarrfikësit që kanë lokalizuar zjarrin.

‘’ Ankuesi mashkull kosovar raporton se, dyshohet nga persona të pa njohur i është vu zjarri një  are në të cilën ankuesi ka të mbjellura  mjedra, nga zjarri raportohet të jenë  dëmtuar rreth 20 ari mjedra dhe sistemi i ujitjes. Njësia e zjarrfikësve kanë arrit që ta fikin zjarrin’’’, thuhet në raportin e Policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat