Lëndohen 3 persona në një aksident mes një veture dhe një kamioni në Istog

Kronikë e zezë

Lëndohen 3 persona në një aksident mes një veture dhe një kamioni në Istog

Më: 2 mars 2021 Në ora: 20:01
Foto ilustrim

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Bellopojë të Istogut.

Sipas mjekëve, gjendja e të lënduarve është mirë dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Aksidentin dhe gjendjen e pacientëve e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 14:20, Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident në fshatin Bellopojë të Istogut, ku ishin të përfshira një kamion dhe një veturë. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 3 persona dhe sipas mejkëve ata janë jashtë rrezikut për jetë, pra kanë lëndime të lehta”, tha Rugova.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat