Digjet automjeti që shërben për bartjen e parave

Kronikë e zezë

Digjet automjeti që shërben për bartjen e parave

Më: 3 mars 2021 Në ora: 14:09
Pamje nga vendi i ngjarjes

Automjeti i cili shërben për transport të parave, i kompanisë “Besa Security”, është kapluar nga zjarri derisa ishte në lëvizje.

Rasti ka ndodhur sot (e mërkurë) në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër Malishevës.

Në pamjet e dërguara nga Arif Hoti nga Malisheva, shihet automjeti teksa digjet në motor ndërsa ende nuk dihet nëse brenda tij ka pasur të holla.

Nga ky shpërthim zjarri nuk raportohet për të lënduar, ndërsa afër automjetit shihet teksa qëndron edhe njëri nga punëtorët e kompanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat