Arrestohet personi i dytë, i dyshuar për vrasjen e 23 vjeçarit në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Arrestohet personi i dytë, i dyshuar për vrasjen e 23 vjeçarit në Mitrovicë

Më: 4 mars 2021 Në ora: 15:59
Mehmet Kurti

Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, dy ditë më parë  kanë arrestuar personin e dytë të dyshuar B. H., 24 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, për përfshirje në veprën penale ‘Vrasje e rëndë’.

Identifikimi dhe arrestimi të dyshuarit është bërë mbi dyshimet e bazuara për përfshirje në veprën penale “Vrasje e rëndë” e ndodhur me datën 12 shkurt 2021 në Mitrovicë, ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit ka vdekur viktima Mehmet Kurti, 23 vjeçar, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

“Gjatë ditës së sotme në cilësi të provës materiale, në lidhshmëri me të dyshuarin  është lokalizuar vendi ku i dyshuari kishte fshehur armën, me ç’rast  nga ana e hetuesve policorë është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit ‘pistoletë’ e cila dyshohet të jetë përdorur në veprën penale”, thekson komunikata.

Si pjesë e  veprimeve  hetimore  deri më tani janë  realizuar edhe bastisje në  lokacione të ndryshme. Ndërkohë që hetuesit policorë e kanë të njohur edhe identitetin e dy  personave  të tjerë të dyshuar të cilët mbesin në kërkim policor.

“Hetimet janë duke vazhduar në drejtim të kapjes së të dyshuarve  të tjerë dhe zbardhjes  së plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin  e veprës penale  ‘Vrasje  e rëndë’”, përfundon komunikata.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat