Përleshje mes Policisë dhe pronarëve të një restoranti në Pejton, të lënduarit dërgohen në Emergjencë

Kronikë e zezë

Përleshje mes Policisë dhe pronarëve të një restoranti në Pejton, të lënduarit dërgohen në Emergjencë

Më: 9 mars 2021 Në ora: 00:33
Foto ilustruese

Një përleshje mes Policisë së Kosovës dhe pronarëve të restoranit “Peshku” në Pejton të Prishtinës ka ndodhur para pak minutash.

Sinjali mëson se arsyeja e përleshjes ishte mosrespektimi i masave antiCOVID, me ç’rast ka mbetur i lënduar edhe zyrtari policor, Amir Hoxha.

Përveç tij, burimet medias njoftojnë se ka të lënduar edhe nga pala tjetër, pra nga restoranti.

Sipas këtyre burimeve, të lënduarit janë dërguar në Emergjencë të QKUK-së për trajtim mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat