Iu vidhen kuletat dhe telefonat dy grave në Prishtinë

Kronikë

Iu vidhen kuletat dhe telefonat dy grave në Prishtinë

Më: 11 mars 2021 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës ua kanë vjedhur telefonat dhe kuletat, dy grave të cilat e lajmëruan rastin në policinë e Prishtinës.

“Dy viktimat femra kosovare kanë raportuar se dy të dyshuar të panjohur dhe të maskuar, nën kërcënimin e armës së ftohet, u kanë grabitur telefonat dhe kuletat.

Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime nga njësitë relevante”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat