Para të falsifikuara në Suharekë e Prizren

Kronikë e zezë

Para të falsifikuara në Suharekë e Prizren

Më: 11 mars 2021 Në ora: 10:15
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të parave të falsifikuara, një në Suharekë dhe tjetra në Prizren,

Të dy rastet kanë ndodhur të mërkurën, më 10 mars.

Lexoni raportet e plota për dy rastet:

Rr. Brigada 123, Suharekë, 10.03.2021 – 20:20. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se një person i pa njohur ka këmbyer një monedhë prej 500 euro të falsifikuar. Monedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

Prizren, 10.03.2021 – 13:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka deponuar një shumë parash, ku një kartëmonedhë prej 500 euro dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar. Rasti nën hetim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat