​Arrestohet shtetasi i Libisë që vodhi në teqenë e Gjakovës

Kronikë e zezë

​Arrestohet shtetasi i Libisë që vodhi në teqenë e Gjakovës

Më: 12 mars 2021 Në ora: 19:23
Foto ilustrim

Të enjten e kaluar, saktësisht me 4 mars, rreth orës 16:00 ishte raportuar një rast vjedhjeje në objektin e kultit fetar e njohur si Teqeja e Sheh Ruzhdisë në rrugën “Ismail Qemaili” në Gjakovë.

Pas veprimeve operativo – hetimore, policia ka arritur të identifikojë kryesin dhe sot rreth orës 13:00 është realizuar arrestimi i tij.

Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Nysret Xhurkaj konfirmoi se i ndaluari është një 18-vjeçar shtetas i Libisë që është në ndalim 24 orësh.

“I dyshuari R.S i lindur ne vitin 2003, është shtetas i Libisë, i ikur nga qendra e azilkërkueseve ne fshatin Magure - Lipjan. I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës, përkthyesit dhe me urdhër të prokurorit kujdestar ndalohet për 24 orë”, tha Xhurkaj.

Hetuesit policorë janë në vazhdimësi të mbledhjes së informatave dhe dëshmive për raste të tjera të vjedhjeve, ku mund të jetë i dyshuari i vetëm apo në grup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat