Vidhen 15 mijë euro në një banesë në Rahovec

Kronikë e zezë

Vidhen 15 mijë euro në një banesë në Rahovec

Më: 13 mars 2021 Në ora: 08:30
Foto ilustruese

Dje rreth orës 20:55 në rrugën “Xhelal Hajda” në Rahovec një femër kishte raportuar se persona të panjohur kishin hyrë në banesën e saj.

Burimet e medias brenda Policisë kanë bërë të ditur se ajo kishte raportuar se ata kishin vjedhur 15 mijë euro para të gatshme.

Si dhe kishin demoluar gjithë banesën.

Sipas burimeve të njëjta, në vendin e ngjarjes nuk janë vërejtur shenja të hapjes së derës së hyrjes së banesës me forcë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat