Hajnat vjedhin arkën e xhamisë në Gjilan

Kronikë e zezë

Hajnat vjedhin arkën e xhamisë në Gjilan

Më: 14 mars 2021 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Një person dyshohet se ka thyer arkën e të hollave në një xhami në lagjen “Dheu i Bardhë“ në Gjilan, duke marrë kështu rreth 100 euro të tubuara nga xhemati i xhamisë.

“Është raportuar se një person i panjohur me një mjet të fortë ka thyer arkën e të hollave dhe ka vjedhur rreth njëqind (100)€ para të cilat janë tubuar nga xhemati i xhamisë për nevoja te tyre.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti është ende duke u hetuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat