Ndalohen 8 persona në Kosovë brenda 24 orëve

Kronikë e zezë

Ndalohen 8 persona në Kosovë brenda 24 orëve

Më: 15 mars 2021 Në ora: 12:07
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar 8 persona.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar për 48 orë, tetë (8) persona, si dhe është bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person. Gjatë 24 orëve të fundit, prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, ka lëshuar dy (2) urdhëresa për autopsi për dy trupat e pa jetë, në Prishtinë.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë ndalimin e një (1) personi, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat