Gjenden mbetje mortore në Prizren

Kronikë e zezë

Gjenden mbetje mortore në Prizren

Më: 21 mars 2021 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Një raportim për gjetje të mbetjeve mortore është bërë së fundi në rajonin e Prizrenit.

Gjatë mihjes në varreza për të hapur një varr për një rast vdekje, punëtorët kanë vërejtur një trup të veshur me rroba, të mbështjellë me batanije dhe të varrosur pa dërrasa e gjësende të tjera, i varrosur në mënyrë të pazakontë.

Lidhur me rastin janë njoftuar të gjithë njësitë përkatëse policore.

Hetimet në lidhje me rastin do t’i kryejë njësia për hetimin e krimeve të luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat