Arrestohet një person në Fushë Kosovë, sulmoi fizikisht nënën e tij

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, sulmoi fizikisht nënën e tij

Më: 25 mars 2021 Në ora: 11:57
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Fushë Kosovë, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Rasti ka ndodhur rreth orës 18:00.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij . Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia bën të ditur se në konsultim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat