Arrestohet në Rinas italiani i akuzuar për mashtrim

Kronikë e zezë

Arrestohet në Rinas italiani i akuzuar për mashtrim

Më: 30 mars 2021 Në ora: 08:36
Ilustrim

Krimi Ekonomik ka arrestuar në Rinas një shtetas italian, i cili ishte shpallur në kërkim.

Sipas policisë në pranga kanë rënë G. L., 49 vjeç.

Ky i fundit është arrestuar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar u bë egzekutimi i vendimit të Gjykatës, për shtetasin italian në kërkim G. L., 49 vjeç,  i kapur nga sherbimet e P. K. K. Rinas, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, njofton policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat