Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Kronikë e zezë

Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Më: 4 prill 2021 Në ora: 07:34
Ilustrim

Një grua në Shtërpcë dyshohet se ka tentuar të vrasë bashkëshortin e saj mbrëmë rreth orës 19:30.

Burime të sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Ferizaj bëjnë të ditur se ajo dyshohet se për ta arritur qëllimin e saj i ka helmuar me zhivë bashkëshortin.

Mirëpo, burri ka shpëtuar dhe kështu rasti ka mbetur “vrasje në tentativë”.

Për shkak të helmimit, ai ka pranuar tretman mjekësor.

Kjo prokurori ka filluar hetimet lidhur me këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat