Të shtëna armësh në një aheng në Skenderaj, ndërhyn policia

Kronikë e zezë

Të shtëna armësh në një aheng në Skenderaj, ndërhyn policia

Më: 4 prill 2021 Në ora: 16:37
Foto ilustrim

Në orët e mesditës së sotme në Stacionin Policor në Skenderaj, është raportuar për të shtëna me armë zjarri.

Mbi bazën e informacionit fillestar janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër policia kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me çrast në vendin e ngjarjes ku kishte aheng familjar është sekuestruar një armë e llojit pushkë automatike.

“Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar M. S., 59 vjeçar, i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në aheng familjar.

Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku rasti është iniciuar dhe po hetohet si vepër penale mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës dhe përdorim i armës

Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat