Aksident në Veles, vdes një person

Kronikë e zezë

Aksident në Veles, vdes një person

Më: 4 prill 2021 Në ora: 19:22
Foto ilustrim

Një tren që qarkullonte në relacionin Gjevgjeli – Shkup, rreth orës 11:40 në Veles, para urës ”Gemizhii” përplasi për vdekje një djalë 21 vjeçar.

21 vjeçari u dërguar në Spital, por mjeku Vasilka Panovska Pop Stefanova vetëm se konstatoi vdekjen e tij.

Sipas informacioneve fillestare nga dëshmitarët okularë, 21 vjeçari ishte hedhur para trendit duke i marrë jetën vetes.

Për shkak të aksidentit, trafiku në qytet ishte i bllokuar për shkak se treni kishte bllokuar kalimin te ura e re, njoftuan nga Policia e Velesit.

Ekipet nga policia e Velesit dhe Prokurori Publike dolën në terren dhe punojnë në zbardhjen e rastit. Trupi i 21 vjeçarit është dërguar për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat