Vidhet ‘Range Rover’ në Astir, si e gjeti policia pas 4 orësh në Fushë-Krujë

Kronikë e zezë

Vidhet ‘Range Rover’ në Astir, si e gjeti policia pas 4 orësh në Fushë-Krujë

Më: 9 prill 2021 Në ora: 09:33
Ilustrim

Një automjet ‘Range Rover’ është vjedhur në Astir, ndërsa ai është gjetur pas 4 orësh i braktisur në Fushë-Krujë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në rrugën ‘Teodor Keko’. ‘Balkanweb’ raporton se 37-vjeçari me inicialet S.Xh, pronar i mjetit (i cili rezulton me precedent penal në fushën e drogës) sapo ka konstatuar se mjetin luksoz ia kishin marre ka njoftuar policinë.

Pronari tha se mjeti i tij ishte i pajisur me GPS dhe kjo e ndihmoi policinë për ta gjurmuar. Pas 4 orësh ndjekje ‘Range Rover’ u gjet në Fushë-Krujë i braktisur. Policia e ka sekuestruar mjetin në cilësi të provës materiale dhe po analizon gjurmët për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.

Mjetet luksoze janë vënë në shënjestër të hajduteve të makinave. Edhe 3 ditë me parë një tjetër mjet Range Rover u vodh në zonën e ish-Bllokut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat