E rëndë: Disa persona rrahin dhe detyrojnë një grua të abortojë

Kronikë e zezë

E rëndë: Disa persona rrahin dhe detyrojnë një grua të abortojë

Më: 10 prill 2021 Në ora: 08:56
Ilustrim

Disa persona të panjohur kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një femre shtetase e Shqipërisë, ndërsa dyshohet se si pasojë e kësaj viktima ka abortuar, pasi ishte shtatzënë.

“Është raportuar se persona deri me tani të pa njohur fillimisht kanë ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër shqiptare shtetase e Shqipërisë.

Ekziston dyshimi se ndaj viktimës personat e dyshuar mund të kenë kryer veprën penale ndërprerje e shtatzënisë dhe shantazh.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat