Rreh policin bashkiak, arrestohet 43-vjeçari. Dy të rinjtë në Tiranë kapen me kokainë dhe kanabis

Kronikë e zezë

Rreh policin bashkiak, arrestohet 43-vjeçari. Dy të rinjtë në Tiranë kapen me kokainë dhe kanabis

Më: 12 prill 2021 Në ora: 08:12
Ilustrim

Policia e Tiranë ka arrestuar në flagrancë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Sipas asaj që njofton vetë Policia e kryeqytetit, specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve M. S., 28 vjeç dhe E. P., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre në kohë dhe vende të ndryshme nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” shtetasit M. S., iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë, ndërsa shtetasit E. P., iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe 1 armë e ftohtë (thikë).

Në një rast tjetër, është prangosur një 43-vjeçar i cili ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë Bashkiake.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O. M., 43 vjeç, pasi në rrugën “Abdi Toptani”, ka prishur qetësinë publike dhe ka goditur  për shkak të detyrës punonjësin e Policisë Bashkiake”.

Ndërkohë, një tjetër qytetar është arrestuar teksa është kapur i dehur nën drejtimin e automjetit.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. L.,  34 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 1.13 mg/l.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat