Policia kërkon ndihmën qytetare për arrestimin e një të akuzuari

Kronikë e zezë

Policia kërkon ndihmën qytetare për arrestimin e një të akuzuari

Më: 13 prill 2021 Në ora: 22:29
Driton (Muharrem) Podrimqaku

Policia e Kosovës - Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizim të Prokurorisë Themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

• DRITON (Muharrem) PODRIMQAKU i lindur me 20.04.1979 nё fshatin Novosellë- Pejë.

I dyshuari është i kërkuar për veprën penale:

• “SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR”

I DYSHUARI POSEDON VETUREN E TIPIT “VË TIGUAN” NGJYRA E HIRIT ME TARGA 03-990-GB

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

- 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

- 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat