Sulmohen fizikisht policët në Prishtinë, prangoset i dyshuari

Kronikë e zezë

Sulmohen fizikisht policët në Prishtinë, prangoset i dyshuari

Më: 14 prill 2021 Në ora: 09:30
Foto ilustruese

Janë sulmuar fizikisht policët në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person të dyshuar për sulm ndaj zyrtarëve policorë në rrugën “Mon Balaj” në kryeqytet.

Sipas burimeve, i njëjti nuk kishte bindur ndaj urdhrave të zyrtarëve policorë, duke i fyer dhe sulmuar fizikisht.

I dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat