Prizren: Arrestohet hajni i parave humanitare

Kronikë e zezë

Prizren: Arrestohet hajni i parave humanitare

Më: 15 prill 2021 Në ora: 09:36
Foto ilustrim

Dje një punëtore poste në Prizren informoi policinë se një person i dyshuar e ka vjedhur një kuti me të holla, të cilat ishin të destinuara për aktivitete humanitare për shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.

Policia bën të ditur se qytetarja ndaloi të dyshuarin dhe e informoi policinë mbi identitetin dhe vendndodhjen e tij, duke ua lehtësuar organeve të rendit arrestimin e tij.

I dyshuari së bashku më dëshmitarin u dërguan në stacionin e policisë, dhe gjatë kontrollimit iu gjeten 222 euro të vjedhura nga arka humanitare.

Të hollat u sekuestruan, ndërsa i dyshuari K.P i lindur në vitin 1990 u ndalua në mbajtje në afat prej 48 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat