Konfiskohen armë dhe municion në Pasjan

Kronikë e zezë

Konfiskohen armë dhe municion në Pasjan

Më: 15 prill 2021 Në ora: 14:01
Foto ilustrim

Sot Më 15 prill 2021, në intervalin kohor prej orës 09:05-10:15, Policia e Kosovës, Njësitet e Hetimeve Rajonale në Gjilan, nën mbështetje të një ekipi të NJRSH – së në Gjilan, kanë ekzekutuar udhërkontrollin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, ku janë kontrolluar shtëpi dhe lokale përcjellëse, pronë e të dyshuarit S. P. me banim në fshatin Pasjan të komunës së Parteshit, nën dyshimin se është duke kryer veprën penale:

“Importi, furnizimi , transportimi , prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve dhe materie plasëse”.
Gjatë kryerjes së udhërkontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë sekuestruar përkohësisht këto dëshmi materiale :
• Një (1) pushkë gjysmëautomatike
• Njëzetetetë (28) fishekë të kalibrit 7.62 mm.
• Një (1)pushkë gjuetie , e llojit ‘Farban’,
• Një(1) Revolver i vjetër (jo funksional) .
• Dy (2) Silinciator( shurdhues) .
• Një(1) pjesë e drurit të pushkës së gjuetisë .

Të gjitha dëshmitë e sipërshënuara, janë mbajtur pa leje valide nga i dyshuari S. P.

Po ashtu nga i dyshuari i sipërshënuar janë sekuestruar përkohësisht edhe tri armë të zjarrit të cilat janë të regjistruar në emrin e tij në sistemin e legalizimit nga organet MPB-së të RKS-së të llojit :
• Një (1) pushkë gjuetie ‘Karabinë’ me dylbi,
• Një (1) pushkë gjuetie
• Tridhjetetetë (38) fishekë ‘12 GA’ .
• Njëqindekatërdhjetenjë(141) fishekë kalibër 8×57 mm, të pushkës karabinë.
• Një (1) pistoletë e llojit ‘CZ’ 9×19 mm, dhe
• Nëntë (9) fishekë të kalibrit 9x 19 mm .

Pas kryerjes së urdhërkontrollit, i dyshuari S.P., është sjellë në zyrat e hetimeve rajonale në Gjilan ku është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për veprën penale të sipërshënuar , në prezencë të mbrojtësit e tij të caktuar sipas detyrës zyrtare.
Për të gjitha veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i shtetit , i cili ka urdhëruar që lënda të procedohet në procedurë të rregullt,

Ndaj të dyshuaurit është paraqitur kallëzim penal, për veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat