Gjatë marsit pesë persona humbën jetën në aksidente trafiku

Kronikë e zezë

Gjatë marsit pesë persona humbën jetën në aksidente trafiku

Më: 15 prill 2021 Në ora: 15:32
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë muajit mars pesë persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku.

Policia njofton se në aksidente kanë humbur jetën dy shoferë, dy pasagjerë dhe një këmbësorë.

“Shpejtësia vret.Bazuar në statistikat e aksidenteve fatale të muajit mars 2021, është një situatë e ndjeshme me një numër prej 5 personave, (2 shofer, 2 pasagjer dhe 1 këmbësor) që kanë humbur jetën në aksidente fatale”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndryshe, në 24 orët e fundit gjithsej aksidente kanë ndodhur 40, ku 17 prej tyre ishin me persona të lënduar. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat