Rrahen dy femra nga një mashkull në Suharekë

Kronikë e zezë

Rrahen dy femra nga një mashkull në Suharekë

Më: 23 prill 2021 Në ora: 14:59
Foto ilustrim

Dy femra janë sulmuar nga një mashkull mëngjesin e së enjtes në Suharekë, por policia nuk jep detaje rreth idetntietit të viktimave e as të dyshuarit. 

Viktimat kanë raportuar rastin në polici, e këta të fundit kanë arrestuar  të dyshuarin, derisa rasin e kanë dërguar për shqyrtim në gjykatë.

Policia njofton se në Suharekë me 22 prill 2021 rrethoës 08:30, është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare. 

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt për veprën keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat