Derisa 10 persona po luanin bixhoz, i zbulon policia

Kronikë e zezë

Derisa 10 persona po luanin bixhoz, i zbulon policia

Më: 1 maj 2021 Në ora: 21:45
Foto ilustrim

Në një lokal në rrugën  "Agim Matoshi" në Ferizaj, me 30 prill  rreth orës 01:15 ishte duke u zhvilluar aktivitet i paligjshëm i lojës-bixhoz.

Policia tregon se në vendngjarje janë hasur duke luajtur 10 persona.

Si dëshmi materiale janë gjetur dhe konfiskuar një numër i konsiderueshëm i qipave (zhetonë) që përdoren për lojën e bixhozit.

Në konsultim me prokurorin, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt për veprën organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat