Shpërthen zjarri në një furrë në Malishevë, pëson djegie një person

Kronikë e zezë

Shpërthen zjarri në një furrë në Malishevë, pëson djegie një person

Më: 3 maj 2021 Në ora: 08:49
Foto ilustrim

Në Kijevë të Malishevës, ditën e djeshme më 2 maj rreth orës 13:23, është përfshirë nga zjarri një furrë e bukës. 

Një burrë ka njoftuar se është përfshirë nga zjarri shtëpia e tij ku në katin përdhese gjendet furra e bukës.

Përveç Policisë që ka shkuar në vendngjarje, aty kanë shkuar edhe Zjarrfikësit dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Sinjali mëson nga burimet se djali i pronarit, duke tentuar ta shuaj zjarrin ka pësuar lëndime dhe është djegur. Ai ka pranuar tretman të menjëhershëm mjekësor.

Sipas pronarit, shkaktar i zjarrit dyshohet të jetë oxhaku i furrës dhe gjithashtu, janë shkaktuar dëme në vlerë 4000 euro. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat