Gjenden dy granata të pashpërthyera pranë urës së Moravës

Kronikë e zezë

Gjenden dy granata të pashpërthyera pranë urës së Moravës

Më: 4 maj 2021 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në bashkëpunim me njësitet e FSK-së kanë gjetur dhe hequr dy granata dore të pashpërthyera në fshatin Veleknicë të Gjilanit.

Kjo pasi që një person ka raportuar te forcat rendit se tek ura e Moravës ka hasur në dy mjete të pashpërthyera.

Bëhet e ditur se njësitet policore siguruan vendin e mjeteve eksplozive, kurse ato të FSK-së dhe KFOR-it për deminim kanë tërhequr mjetet e dyshuara F-1 dhe i kanë dërguar në vend të sigurt për asgjësim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat