Rrëmbehet një femër në banesën e saj, ish- i dashuri e keqtrajton fizikisht dhe psiqikisht!

Kronikë e zezë

Rrëmbehet një femër në banesën e saj, ish- i dashuri e keqtrajton fizikisht dhe psiqikisht!

Më: 4 maj 2021 Në ora: 10:32
Foto ilustrim

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme është njoftuar për një rrëmbim në Prishtinë.

Një femër ka raportuar në polici se është rrëmbyer në banesën e saj me dhunë, nga ish- i dashuri i saj.

“Prishtinë 02-03.05.2021 –22:00. Me datën 03.05.2021 viktima femër kosovare ka raportuar se derisa kishte qenë në banesën e saj ishte marrë me dhunë, ishte keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht nga ish i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar.

Si pasoj e rastit viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, bën me dije policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat