​Kapet mbi 1 ton nargjile e kontrabanduar

Kronikë e zezë

​Kapet mbi 1 ton nargjile e kontrabanduar

Më: 8 maj 2021 Në ora: 20:30
Foto ilustrim

Njësit e Doganës kanë kontrolluar dhe gjetur sasi të konsiderueshme të nargjilesë në një lokacion në Malishevë.

Sipas një njoftimi të doganës, pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative njësitet e doganës kanë kryer një kontrolle të befasishëm në një lokacion të dyshimtë në Malishevë.

“Me ketë rast është gjetur një sasi e konsiderueshme e mallrave të kontrabanduara, respektivisht Nargjile në sasi prej 1190 Kilogramëve. Sipas vlerësimeve fillestare taksat e humbura me ketë rast do ishin në vlerë mbi 50.000 Euro. Njësitet e Doganës nën udhëheqjen e Prokurorisë janë duke e trajtuar këtë rast.

Të gjitha mallrat janë konfiskuar. Dogana fton qytetarët që të lajmërojnë rastet e kontrabandës dhe korrupsionit përmes telefonatave pa pagesë në 0800 50095 sepse vetëm së bashku mund të luftojmë dukurit negative”, thuhet në njoftim. 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat