Ushtroi dhunë psiqike ndaj gruas, arrestohet burri nga Suhareka

Kronikë

Ushtroi dhunë psiqike ndaj gruas, arrestohet burri nga Suhareka

Më: 11 maj 2021 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Një burrë  është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë psiqike ndaj gruas së tij.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Studeqan të Suharekës.

“Është arrestuar i dyshuari  mashkull kosovar pasi qe i njëjti ka ushtruar dhunë psiqike ndaj  bashkëshortes së tij viktimës femër kosovar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Në konsultim me prokurorin lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt, por i dyshuari për shkak se kishte pas urdhëresë të lëshuar nga gjykata është dërguar në vuajtje të dënimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat