Aksident trafiku mes dy veturave në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë

Kronikë

Aksident trafiku mes dy veturave në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë

Më: 12 maj 2021 Në ora: 20:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se në aksident janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Sot rreth orës 19:00, në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura në lëvizje. Në aksident janë shkaktuar vetëm me dëme materiale”, ka thënë Ahmeti.

Ndryshe, në 24 orët e fundit kanë ndodhur 70 aksidente trafiku, 28 me persona të lënduar kurse 42 tjerë me dëme materiale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat