Detaje nga aksidenti në rrugën Bardh i madh – Drenas, katër persona të lënduar

Kronikë e zezë

Detaje nga aksidenti në rrugën Bardh i madh – Drenas, katër persona të lënduar

Më: 13 maj 2021 Në ora: 17:33
Pamje nga vendi i ngjarjes

Katër persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Bardh i madh-Drenas.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00, ndërkaq bëhet e ditur se të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:00 në rrugën Bardh i Madh -Drenas, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pranuar trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat