Kanosi të fejuarën, por mbetet pas grilave ditën e Bajramit

Kronikë e zezë

Kanosi të fejuarën, por mbetet pas grilave ditën e Bajramit

Më: 13 maj 2021 Në ora: 20:40
Foto ilustrim

Mesditën e mërkure një femër është kanosur e  është ushtruar dhunë fizike nga i fejuari i saj.

Ajo pas ngjarjes ka informuar policinë të cilët kanë arrestuar e dërgur në mbajtje të dyshuarin.

Policia njofton se në Prishtinë, me 12 maj 2021 rreth orës 12:00, viktima femër kosovare ka raportuar se në banesën e të dyshuarit (të fejuarit të saj) mashkull kosovar është kanosur dhe ushtruar dhunë fizike nga i dyshuari. 

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë për veprën dhunë familjare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat