Lidhën burrin e mbytën gruan në sytë të foshnjës, mediat: Vrasjen e bëri banda shqiptaro-greke

Kronikë e zezë

Lidhën burrin e mbytën gruan në sytë të foshnjës, mediat: Vrasjen e bëri banda shqiptaro-greke

Më: 13 maj 2021 Në ora: 21:39
20-vjeçarja

Sipas asaj që raportojnë mediat greke, pas vrasjes së 20-vjeçares greke Karolina qëndron një bandë shqiptaro-greke. Raportohet se kjo bandë është e vendosur diku në periferitë perëndimore të vendit dhe se fusha e tyre e veprimit shtrihet në verilindje të Atikës.

Për bandën në fjalë thuhet se është e përbërë nga shumë anëtarë që kryejnë kryesisht grabitje me dhunë dhe që kryesisht i lidhin me litarë viktimat e tyre.

Për t’u arratisur, ata përdorin rrugë lagjesh duke shmangur bulevardet dhe kamerat e trafikut.

Në orët në vijim, pritet që të dalin edhe rezultatet e para nga laboratorët e forzenikës, të cilat mund të lehtësojnë më tej edhe punën e policisë për të identifikuar autorët në listën e kuqe me 100 persona.

Duket se banda e zgjodhi shtëpinë e Babis Anagnostopoulos dhe Karolinës në mënyrë rastësore dhe pasi i vëzhguan për disa ditë, ata regjistruan çdo hap të pronarëve përpara se të bënin hapin final të planit të tyre.

Nga momenti që ata vranë vajzën 20-vjeçare, analistët vlerësojnë se nuk do të ishin larguar nga shtëpia duke e lënë bashkëshortin e saj të gjallë. Por, duke qenë se e kishin lidhur shumë fort dhe i kishin mbuluar gojën dhe sytë dhe ai pësoi një lloj asfiksie, me shumë mundësi grabitësit mund te kenë menduar që edhe kishte ndërruar jetë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat