Po transportonte pije prej mëse 1 mijë e 600 eurosh pa autorizim, ndërhyn policia në Gjakovë

Kronikë e zezë

Po transportonte pije prej mëse 1 mijë e 600 eurosh pa autorizim, ndërhyn policia në Gjakovë

Më: 15 maj 2021 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka inicuar një rast të ‘tregtisë së ndaluar’ gjatë ditës së djeshme.

Siç mëson media, policia pasi ka ndaluar për të kontrolluar një veturë me targa vendore në fshatin Botush të Gjakovës, ka hasur në të pije të ndryshme.

Pasi në vendin e ngjarjes kanë ardhur edhe inspektorët komunal, është konstatuar se vlera e pijeve kap shifrën 1 mijë e 661 euro.

Me vendim të prokurorit, vetura dhe pijet janë liruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat