Aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, lëndohen katër persona

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, lëndohen katër persona

Më: 15 maj 2021 Në ora: 17:25
Foto ilustrim

Katër persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se aksidenti ka ndodhë rreth orës 16:00.

“Sot rreth orës 16:00,në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë,ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, deklaroi Ahmeti.

Ahmeti theksoi se me rastin po merret njësiti i trafikut. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat