Nëna e braktis foshnjën në QKUK

Kronikë e zezë

Nëna e braktis foshnjën në QKUK

Më: 16 maj 2021 Në ora: 07:38
Ilustrim

Një nëna për arsye ende të paqarta e ka braktisur fëmijën e saj në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ajo ishte e hospitalizuar në Klinikën e Gjinekologjisë, aty ku e ka kryer lindjen.

Ndërsa, dje rreth orës 14:30 është larguar nga klinika pa dijeninë e askujt, duke e braktisur foshnjën e saj të porsalindur.

Burime të Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është hapur rast “Braktisje e fëmijës”, për zbardhjen e të cilit, prokurori ka urdhëruar nisjen e hetimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat