Dhëndëri me armë në brez e kanos mikun

Kronikë e zezë

Dhëndëri me armë në brez e kanos mikun

Më: 16 maj 2021 Në ora: 08:08
Ilustrim

Paraditen e djeshme, në Mitrovicë të Veriut, një burrë e ka denoncuar në polici dhëndrin e tij, me pretendimin se ai e ka kanosur.

Sipas mediave ai u ka dhënë hetuesve policorë se dhëndëri i tij e ka kërcënuar, pasi që ky nuk e ka lejuar vajzën e tij (ish-bashkëshorten e të dyshuarit) që të jetojë me të.

Ai ka deklaruar se dhëndëri i kishte shkuar në shtëpi me armë zjarri në brez dhe e kishte kërcënuar.

Këto burime i kanë thënë gazetës se prokurori ka urdhëruar që të bastiset shtëpia e të dyshuarit, mirëpo gjatë bastisjes nuk është gjetur asnjë armë.

Sidoqoftë, hetimet për zbardhjen e këtij rasti janë duke vazhduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat