Bashkë me shokun e rrahë të dashurën e tij në Prishtinë

Kronikë e zezë

Bashkë me shokun e rrahë të dashurën e tij në Prishtinë

Më: 16 maj 2021 Në ora: 08:52
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Ata dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një vajzë në banesën e tyre.

Këto burime bëjnë të ditur se vajza kishte shkuar në banesën e të dyshuarve, pasi që ishte në lidhje dashurie me njërin prej tyre.

Mirëpo, kur shkoi atje, dyshohet se ajo u sulmua fizikisht nga i dashuri i saj dhe bashkëbanuesi i tij.

Për shkak të lëndimeve trupore që dyshohet se ia kanë shkaktuar ata, ajo ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërkaq, të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat