Nusja dhe djali e bëjnë për spital burrin nga Malisheva

Kronikë e zezë

Nusja dhe djali e bëjnë për spital burrin nga Malisheva

Më: 16 maj 2021 Në ora: 09:58
Ilustrim

Një burrë nga Malisheva ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga djali dhe nusja e tij.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme ku pas sulmit viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

“Me sugjerim të prokurorit ndaj viktimës është lëshuar “Urdhër për mbrojtje të përkohshme emergjente”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Të dyshuarit pas inicimit të rastit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat